
Është mbyllur në barazim pa gola derbi i Anglisë, mes Liverpool dhe Manchester United, në kuadër të javës së 18-të në Premier League, njofton Insajderi.
Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat “djajve të kuq” të Solskjaer, të cilët ruajnë kryesimin.
Ndërkohë në krahun tjetër, kampionët e Jurgen Klopp, konfirmojnë momentin jo të mirë, teksa në tre ndeshjet e fundit, nuk kanë shënuar asnjë gol, gjithashtu në katër ndeshjet e fundit nuk kanë shijuar fitore.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, as Liverpool dhe as United nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa duhet theksuar se kampionët në fuqi, ishin disi më superiorë për sa i përket lojës dhe mbajtjes së topit. /Insajderi.com