Mbyllet pjesa e parë – Atalanta është në epërsi

Mbyllet pjesa e parë – Atalanta është në epërsi

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes në mes Atalanta vs Paris Saint-Germain dhe ekipi i Atalanta-s, është në epërsi.

Atalanta, ka arritur që të shënoi golin e saj, në minutën e 27’, përmes Pasilic, pas një asistimi nga Duvan Zapata, raporton Insajderi.

Përqindja e posedimit të topit në këtë pjesë, është 42% me 58%, në të mirë të ekipit të PSG. Atalanta ka tentuar pesë goditje, katër prej të cilave ishin në kuadratin e portës, ndërsa PSG, ka bërë katër tentime, vetëm një prej tyre shkoi në kuadratin e portës.

Është duke u zhvilluar një ndeshje e hapur, me raste nga të dy anët. Rezultati ka mundur të jetë ndryshe, nëse Neymar do të kishte shfrytëzuar dy raste shumë të mira shënimi.

Në pjesën e dytë, pritet inkuadrimi i Kylian Mbappe/Insajderi.com.