
Derbi i javës së tetë në Premier Ligë, mes Manchester City dhe Liverpool është mbyllur me rezultat 1:1 pjesa e parë, njofton Insajderi.
Që nga fillimi ishte ndeshej me tempo të lartë, ku fillimisht kaluan në epërsi miqtë me golin e Salah nga penalltia në minutën e 13’ të ndeshjes, ndërsa në minutën e 31’ të takimit, barazuan nikoqirët me golin e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus.
Tre minuta para se skuadrat të shkonin në pushim, rast të mirë shënimi kishte kapiteni i Cityt, De Bruyne, i cili humbi një 11-metërsh. /Insajderi.com