Mbyllet pjesa e parë, Kosova e gjen veten në disavantazh minimal përball Sllovenisë

Mbyllet pjesa e parë, Kosova e gjen veten në disavantazh minimal përball Sllovenisë

Pas pjesës së parë, Kosova po humbet nga Sllovenia pas realizimit të Vuckic në minutën e 22’ të takimit, njofton Insjaderi.

Në kuadër të gjiros së tretë në grupin e tretë të Ligës së Kombeve, Kosova po luan ndaj Sllovenisë, ku mysafirët e shohin veten në avantazh minimal pas 45’ minutave të parë.

Loja ishte e barabartë në përgjithësi, mirëpo me posedim të topin nga kosovarët me 53%, ndërsa tentimet në portë i takuan kundërshtarëve.

Rastin më të mirë për Kosovën e kishte Paqarada ku nga goditja e dënimit me vështirësi arriti të mbronte goditjen e mbrojtësit të majtë të Kosovës, portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak.

Pak minuta më vonë, rrezikoi nga një goditje jashtë zone edhe Celina, mirëpo prap me vështirësi arriti ta devijonte topin Oblak.

Në anën tjetër, mysafirët patën një mundësi të mirë për të shënuar golin e  dytë pa një gabimi të Alitit, mirëpo ndërhyrja kruciale e Paqaradës, shpëtoi pa pësuar golin e  dytë Muric. /Insajderi.com