Mbyllet pjesa e parë, Kosova po barazon me Turqinë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Turqi-Kosovë me rezultat të barabartë 0-0. Turqia dominoi në këtë pjesë loje me posedimin e topit dhe krijimin e rasteve.

Mbyllet pjesa e parë, Kosova po barazon me Turqinë

Kosova ka arritur të mbajë të paprekur portën e saj në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Turqisë, që po zhvillohet në Antalya.

Skuadra turke dominoi pjesën e parë me dominim topi dhe raste të shumta të krijuara. Volkan Sen, Calhanoglu dhe Burak Yilmaz rrezikuan disa herë portën e Kosovës, mirëpo Ujkani u përgjigj mirë në të gjitha rastet.

Kosova në anën tjetër, goditi shtyllën në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të Valon Berishës. /Insajderi.com