
Është mbyllur pjesa e parë e takimit në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Moldavisë, e vlefshme për grupin e tretë në divizionin C të Ligës së Kombeve, ku vendasit po fitojnë 1:0 me golin e Kastratit, njofton Insajderi.
Po zhvillohej minuta e 31’ e ndeshjes, pas një devijimi nga mbrojtja moldave, topi përfundon në këmbët e Lirim Kastratit, i cili me një gjysmë vole me të jashtmen, topi përfundon topi në rrjetë.
Pas golit të shënimit, Kosova kishte edhe raste tjera shënimi, ku spikasin goditjet e Zhegrovës, mirëpo edhe mysafirët kishin disa raste, por me disa super intervenime, Ujkani mban portën e pa prekur.
Kështu, pas 45’ minutave lojë, Kosova shkon në pushimin mes dy pjesëve me rezultat minimal por të merituar. /Insajderi.com