Ndeshja e parë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës në futsall ndaj Norvegjisë, është duke u fituar me rezultat 3-1 nga kosovarët.
Pas 30 minutave të pjesës së parë të takimit, Kosovë-Norvegji, e cila po zhvillohet në Qipro në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, ka përfunduar me rezultat 3-1 për Kosovën.
Golat për përfaqësuesen e Kosovës i kanë shënuar Fadil Goli në minutën e katërt, një autogol i norvegjezit Espregen në të dhjetën dhe golin e tretë e shënoi Oso Gjinovci – minuta e 17-të.
Për Novergjinë ka shënuar Maazouzi në minutën e 20-të. Norvegët kanë humbur një penalti në minutën e dytë, raporton Insajderi.
Kosova është në grup edhe me Danimarkën dhe Qipron, e cila është nikoqire e këtyre kualifikueseve.
Kampionati Evropian i futsalit pritet të mbahet në vitin 2018 në Slloveni. /Insajderi.com