Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura në sfidën Barcelona – Atletico

Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura në sfidën Barcelona – Atletico

Është mbyllur fraksioni i parë i derbit të javës së 35-të në La Liga mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, pa gola të shënuar, njofton Insajderi.

Në përgjithësi ndeshja ishte e zhvilluar në mesin e fushës, mirëpo më shumë nga loja tregoi ekipi i Simeones që rrezikoi disa herë portierin Ter Stegen, por gardiani gjerman ishte në nivelin e duhur.

Në anën tjetër rastin më të mirë për nikoqirët e kishte Lionel Messi që dribloi disa lojtarë mysafirë, goditi drejt portës, por topin e devijoi slloveni Oblak.

Të dyja ekipet deri në fund do të kërkojnë fitoren, pasi kjo sfidë mund të jetë decizive për mbarëvajtjen e kampionatit, pasi mbeten edhe tre xhiro deri në fund. /Insajderi.com