Super përballja e gjiros së dytë në Premier League, ndërmjet Chelsea dhe Liverpool, është mbyllur pa gola, njofton Insajderi.
Ndeshja në përgjithësi ishte e ekuilibruar, me përqindje pak më të madhe të topit nga mysafirët, ndërsa rastet për gol, goditjet në portë ishin për vendasit.
Nga fundi i pjesës së parë, pas asistimit të Henderson, duke vrapuar në drejtim të portës kundërshtare, Mane, pengohet në mënyrë të palejuar nga mbrojtësi danez, Christensen, gjyqtari akordon goditje dënimi dhe nxjerr kartonin e verdhë për mbrojtësin. Mirëpo pas shikimit të sistemit VAR, gjyqtari ndryshon mendim dhe anulon kartonin e verdhë, duke nxjerrë direkt të kuqin për danezin. Kështu duke lënë me 10 lojtarë në lojë vendasit.
Pjesa e dytë do të jetë me e vështirë për trajnerin e londinezëve, Lampard, i cili do të tentojë ta ruaj këtë rezultat, duke dalur përpara me kundërsulme, eventualisht për të shënuar golin e epërsisë dhe pastaj për ta mbrojtur rezultatin. /Insajderi.com