Janë mbyllur 45’ minutat e parë të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës, ku rezultatin shënon në tabelë 0:0, njofton Insajderi.
Duke marrë parasysh mungesat te Kosova, Rashica, Zeneli, Shala, Kololli, Paqarada, është një paraqitje stabile e tanëve.
Rastin më të mirë në pjesën e parë kishin nikoqirët, ku pas një dalje jo të menduar mirë të Muric, ishin afër të shënonin sllovenët, mirëpo topin arriti ta largonte para portës Rrahmani.
Në anën tjetër, Zhegrova pas dy depërtimeve të mira, tentoi jashtë zone të shënonte, mirëpo nuk kishte saktësinë e duhur.
Në një rast u dëmtua Kosova, ku pas ndërhyrjes në Kryeziun, gjyqtari i takimit nuk dha karton të kuq për sllovenët mirëpo nxori vetëm të verdhin, pasi në ato raste direkt me të kuq ndëshkohet lojtari. /Insajderi.com