
Është mbyllur pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Kosovës U-21 dhe Shqipërisë U-21, ku pas pjesës së parë, mysafirët nga Shqipëria e shohin veten në avantazh minimal, njofton Insajderi.
Ndeshja në përgjithësi karakterizohej me gabime nga të dyja palët në mesin e fushës, por në disa raste Shqipëria ishte më e rrezikshme.
Po zhvillohej minuta 35’ e takimit, nga një rivënie nga këndi për Shqipërinë, më mirë gjendet Enis Çokaj, anëtari i Lokomotivës së Zagrebit, duke realizuar më kokë.
Pas vetëm disa minutave më vonë, Shqipëria kishte një rast tjetër të mirë, pasi Muci përfitoi nga një gabim një mbrojtjen e Kosovës, por goditjen e Mucit arriti ta evitonte Ndreca. /Insajderi.com