Mbyllet pjesa e parë, Tottenham në epërsi ndaj City-t

Mbyllet pjesa e parë, Tottenham në epërsi ndaj City-t

Është mbyllur pjesa e parë ne Londër, ku Tottneham Hotspur e gjen veten në avantazh minimal ndaj Manchester City-t, njofton Insajderi.

Pas vetëm pesë minutash lojë, nikoqirët arritën të realizonin gol, me anë të koreano-jugorit, Heung-Min Son, i cili pranoi nj asistim fantastik nga Ndombele.

Pjesa e tjetër e takimit, i takoi ekipit të Guardiolës, që kërkoi barazimin. Barazimi u arrit me Laporte që realizoi, por më herët me dorë kishte pranuar topin Jesus, ku pas rishikimit në sistemin VAR, gjyqtari kryesor, Mike Dean, vendosi se goli duhej të anulohej.

Gjatë tërë pjesës së parë, City mbajti londinezët në gjysmëfushën e tyre, nën një presion të madh, mirëpo mbrojtja e Mourinhos ishte në nivelin e duhur. /Insajderi.com