Mbyllet supersfida, loja i takon Romës ndërsa rezultati Juventusit

Mbyllet supersfida, loja i takon Romës ndërsa rezultati Juventusit

Juventusi nuk fal ndaj Romës në javën e 21-të të Serisë A. Kampionët në fuqi të Italisë po kalojnë momentin më të mirë këtë sezon duke mposhtur pastër 2-0 ‘verdhekuqtë’ kryeqytetas, njofton Insajderi.

Një e majtë e Cristiano Ronaldos dhe autogol i Ibanez mjaftuan që “Zonja e Vjetër” të kapë vendin e tretë në kampionat, duke grumbulluar 42 pikë, katër më pak se Interi dhe pesë më pak se Milani kryesues, i cili ka një ndeshje më pak.

Ylli portugez realizoi sot golin e 300-të në karrierë në gjashtë vitet e fundit. Në pjesën e dytë, Ibanez i Romës gabon në përpjekje për të spastruar topin dhe ndëshkon ‘verdhekuqtë’ me autogol.

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Romës, Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë dhe luajti të gjithë takimin.

Me fitoren e sotme, Juventusi i afrohet Milanit dhe Interit në renditje duke treguar se e dëshiron titullin e 10-të radhazi. /Insajderi.com