Një i mitur italian me origjinë algjeriane ishte pas dy çateve të mbyllura në kanale të ndryshme të Telegram, ku shpërndaheshin mesazhe propagande të ISIS të përkthyera në it" />

Mbyllet Telegram pro ISIS që drejtohej nga një i mitur algjerian

Mbyllet Telegram pro ISIS që drejtohej nga një i mitur algjerian

Një i mitur italian me origjinë algjeriane ishte pas dy çateve të mbyllura në kanale të ndryshme të Telegram, ku shpërndaheshin mesazhe propagande të ISIS të përkthyera në italisht.

Hetimet e policisë italiane nisën në Torino në dhjetor të 2016, me objektivin gjetjen e anëtarëve të kanalit “Khalifah News Italy”. Minoreni është denoncuar.

Në lidhje me të miturin që menaxhonte çatin dhe kanalet e Telegram me propagandë xhihadiste, për herë të parë në Itali ka nisur dhe rruga e deradikalizimit.

Pasi ka pranuar përgjegjësitë e veta, policia dhe prokuroria e të miturve në Trieste, kanë nisur procesin e rehabilitimit falë mjeteve të vëna në dispozicion nga sistemi ligjor, duke larguar të riun nga ‘cyber jihad’.

I riu do të asistohet nga një imam, për një vizion më të qartë të Islamit.