McGregor ka rival Cristiano Ronaldo-n për 2018-ën

McGregor ka rival Cristiano Ronaldo-n për 2018-ën

Luftëtari irlandez i arteve marciale mikse ka folur për objektivat e tij për vitin 2018.

“Mes qershorit dhe korrikut të ardhshëm do të publikohet lista e sportistëve më të paguar të vitit. Roanldo ishte i pari vitin e kaluar, ndërsa unë besoj isha i 24-i. Po në vendin e 24 me 24 milionë të ardhura. Nëse gjërat do të vazhdojnë kështu si janë, Floyd do të jetë i pari në këtë listë, unë i dyti dhe Ronaldo i treti… Por nëse realizoj edhe disa duele të tjera mund të bëhem numri një. Ky është objektivi im në këtë moment. Pra të bëhem sportisti më i paguar në botë. Më pas dëshiroj të arrij një miliardë dollarë të ardhura dhe të vazhdoj kështu…”