McGregor mendon të blejë aksione të gjigandit skocez Celtic

McGregor mendon të blejë aksione të gjigandit skocez Celtic

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor është shprehur në rrjetet sociale se ka hyrë në bisedime të avancuara për tu bashkangjitur si aksioner në klubin skocez të Celtic, njofton Insajderi.

32 vjeçari i cili tanimë shfaqet rrallë në oktagon për të luftuar pasi synimet e tij për të ardhmen janë drejt biznesit, ju përgjigj një fansi i cili e pyeti në “Twitter” për planet e tij. Një ndër klubet që irlandezi shfaqi interes ishte dhe Manchester United, teksa lajmi u prit me bujë nga të gjithë sportdashësit.

“Është zhvilluar një bisedë më Celtic për tu bërë aksioner i klubit. Jam sinqerisht shumë i interesuar që të bashkohem me një klub për disa arsye. Të dyja, Celtic dhe Manchester United më pëlqejnë, por jam i hapur. Ndjej që mund të bëj gjëra të mëdha për një klub”, shkruan luftëtari irlandez.

McGregor është bërë mjaft i pasur me ndeshjet e tij në UFC, teksa në ndeshjen ndaj boksierit Floyd Mayweather arriti të fitonte shumën e 100 milion dollarëve. /Insajderi.com