McGregor përballë Mayweather

McGregor përballë Mayweather

McGregor përballë Mayweather. Përballja e shumë pritur mes Conor McGregor dhe ish-kampionit të bosksit Floyd Mayweather, i tërhequr nga ky sport në vitin 2015 me një rekord prej 49 fitoresh dhe asnjë humbje është shumë pranë realizimit. Është McGregor ai që ka firmosur i parë akordin për zhvillimin e këtij dueli. Njoftimin e ka dhënë Presidentja e UFC, Dana White.

Kushtet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike, si dhe ende nuk ka një datë se kur mund të zhvillohet përplasja e dy titanëve.

Ndërkohë që nga ana tjetër 28-vjecari kampion i arteve marciale ka konfirmuar lajmin se ai është gati për duelin e shekullit. Ende nuk ka ansjë deklarartë nga Mayweather, i cili pasi u tërhoq nga ky sport ka preferuar të shijojë jetën e tij private mes luksit dhe makinave të shtrenjta.

Mundësitë egzistojnë që kjo supër përballje të zhvillohet, porduhet pritur konfirmimi nga ana e Mr.Money sic e quajnë ndryshe ish-kampionin Floyd Meyweather, e vetmja mundësi që ai të pranojë të riveshë dorezat e boksit do të ishte një shumë stratosferike për fituesin, njofton supersport.al