McGregor zbulon gjobën që do të paguante nëse do të skualifikohej ndaj Mayweather

McGregor zbulon gjobën që do të paguante nëse do të skualifikohej ndaj Mayweather

Conor McGregor ka zbuluar se do të ishte gjobitur me 10 mln euro nëse do të skualifikohej nga super sfida e shekullit ndaj Floyd Mayweather në gusht.

Ikona e UFC e humbi ndeshjen e boksit pasi u ndal në raundin e 10-të në Las Vegas, por kishte shumë njerëz që paralajmëronin se McGregor do të përdorte lëvizje të paligjshme për t’u bërë boksieri i parë që mund pesë herë kampionin e botës.

Por ai iu përmbajt rregullave, dhe tani është shprehur se nëse nuk do ta kishte bërë, do të paguante një shumë të kripur.

Conor McGregor was stopped in the 10th round of his contest with Floyd Mayweather 

“Arbitri më tha të kisha kujdes pasi do të më hiqeshin pikët menjëherë. Dhe nëse skualifikohesha, kisha një gjobë 10 mln euro. Gjithë këto gjëra i bënin pasi mendonin se unë nuk po e merrja seriozisht.”

“Por unë kam pasur një arbitër të kalibrit të lartë në muajt që jam stërvitur. Unë po punoja shumë, dhe i kam dhënë shumë respekt rregullave dhe disiplinës. Dhe prisja që edhe ata të më respektonin”, ka thënë ai. /telesport.al

The Dubliner could make his return to the octagon and defend his lightweight belt