McKennie flet për herë të parë si lojtar i Juventus

McKennie flet për herë të parë si lojtar i Juventus

Pas transferimit, McKennie ka folur për herë të parë si lojtari i Zonjës së Vjetër, duke thënë se është i emocionuar dhe kjo është një ëndërr e bërë realitet

“Jam shumë i emocionuar. Ju rriteni duke parë këta lojtarë, duke i idolizuar ata dhe duke luajtur me ta në video-lojëra dhe tani ata janë bashkëlojtarët tuaj, kështu që është padyshim një ëndërr e realizuar”, ka thënë fillimisht McKennie për Juventus TV, transmeton Insajderi.

“Kur mendoni për fjalën Juventus, ju mendoni se është historike dhe kampione e Italisë gjatë gjithë kohës. Kam dëgjuar pak nga Michael Bradley që është një ligë e ashpër, kështu që jam patjetër i ngazëllyer që futem në të”, shtoi ai.

“Kam nënshkruar në ditëlindjen time dhe tani po filloj një udhëtim krejt të ri, kështu që është një dhuratë e madhe”, përfundoi amerikani.

Mesfushori përfundoi transferimin e tij nga Schalke 04, si huazim për 4.5 milionë euro me një mundësi blerje për 18.5 milionë euro dhe 7 milionë euro bonuse.

McKennie është i amerikani i parë që ka veshur fanellën e Bianconerëve dhe një nga shumë pak që ka luajtur në Serie A në përgjithësi./Insajderi.com.