Më 13 shkurt fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës

Më 13 shkurt fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ditën e mërkure ka vendosur datat se kur fillon stinor pranveror në Superligë dhe datën se kur mbyll garat Superliga, njofton Insajderi.

Dy pikat kryesore të KE-së të FFK-së ishte fillimi i stinorit pranveror dhe kërkesat e klubeve të Ligës së Parë që të vazhdohet formati i njëjtë i ligës.

Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që stinori pranveror në Superligë të filloj me 13 shkurt 2021 dhe të përfundoj garat më 30 maj 2021.

Sa i përket kërkesës së klubeve të Ligës së Parë, KE-ja mori vendim që të miratohet kërkesa e klubeve, kështu duke ndihmuar në të mirë të zhvillimit të futbollit.

“Në këtë mbledhje KE mori vendim që stinori pranveror të fillojë më 13 shkurt 2021 dhe të përfundojë më 30 maj 2021.

Duke shqyrtuar kërkesat e klubeve të Ligës së e Parë që të vazhdohet me formatin e njëjtë të garave edhe për një kampionat, KE mori vendim që të miratojë këtë kërkesë të klubeve gjithnjë në të mirë të zhvillimit të futbollit.

Tutje në këtë mbledhje KE mori vendim që të bëhet shpallja e Laureatëve për Vitin 2020 më 23 dhjetor në orën 17.00, ndërsa ky aktivitet do të transmetohet në TV Klan Kosova. Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-s dhe Laureatët e vitit 2020”, thuhet në një pjesë të njoftimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. /Insajderi.com