Më 14 dhjetor nga ora 12:00 tërhiqet shorti për çiftet e 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën u kompletuan 16 skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin në garën më të madhe evropiane të futbollit.
Vendet e para që dolën nga grupet do të përballen me vendet e dyta që siguruan kualifikimin.
Po ashtu në këtë fazë eliminatore nuk do të ketë përballje në mes skuadrave të të njëjtit shtet.
Ceremonia do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. /Insajderi.com