
Rikthimi i Allegrit në stolin e Juves do të sillte një aventurë të re dhe për Andrea Pirlon, i cili me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij po në Serie A, njofton Insajderi.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane ‘’Ansa’’, Pirlo do të jetë tekniku i ardhshëm i Sassuolos.
Aktualisht skuadra emiliane është pa trajner pas largimit të De Zerbit drejt ukrainasve të Shakhtarit.
Madje në këtë operacion mund të përfshihet dhe vetë Juvja, e cila mund t’i paguajë një pjesë të rrogës Pirlos pasi kontratat e mban të lidhur ish-mesfushorin me klubin bardhezi deri në vitin 2022. /Insajderi.com