Me cilat pjesë të trupit Messi e Ronaldo i shënuan nga 700 gola?

Me cilat pjesë të trupit Messi e Ronaldo i shënuan nga 700 gola?

Padyshim Leo Messi njihet për këmbën e tij të majtë magjike, me të cilën në karrierë i ka shënuar 583 gola.

Me të djathtën i ka realizuar 91 gola, 1 gol e ka shënuar me dorë, 1 gol e ka shënuar me gjoks dhe 24 gola të tjerë i ka realizuar me kokë.


Cristiano Ronaldo të preferuar e ka këmbën e djathtë me të cilën i ka shënuar 444 gola në karrierë deri tash.

Me të majtën i ka shënuar 127 gola, 1 tjetër e ka realizuar me organ gjenital, 1 tjetër me ijë dhe 127 me kokë.


Kjo është mënyra se si Messi dhe Ronaldo i kanë realizuar 700 golat në karrierë me klube dhe kombëtare.


Insajderi.com