
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka arritur të thyejë një rekord të ri në futboll, njofton Insajderi.
“Pleshti” tani është i vetmi futbollist në histori që ka shënuar +30 gola me skuadrën e tij për 13 sezone radhazi.
Messi me dy golat ndaj Bilbaos në finale e Kupës së Mbretit, u bë lojtari i parë në histori që arrin këtë rekord, duke tejkaluar emra si, Gerd Muller dhe Fernando Pejroteo. Këta të fundit, kishin shënuar +30 gola në 12 sezone radhazi. /Insajderi.com