Me fitoren e City-t ndaj Swansea, Guardiola me rekorde të reja

Me fitoren e City-t ndaj Swansea, Guardiola me rekorde të reja

Pep Guardiola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Swansea-t ku Manchester City triumfoi me rezultatin 1-3 duke u kualifikuar për më tej në Kupën e Mbretëreshës, trajneri spanjoll festoi 200 fitoret në 268 sfida në pankinën e “The Citizens”, njofton Insajderi.

Që kur është ulur për herë të parë në pankinën e “qytetarëve” në vitin 2016, Guardiola ka arritur shifrën e 200 fitoreve me një përqindje prej 74,6%, duke barazuar 31 dhe humbur 37 ndeshje. Janë realizuar 659 gola dhe tetë trofe të fituar.

Ish-trajneri i Barcelonës gjithashtu arriti fitoren e tij të 15 radhazi në të gjitha kompeticionet, një rekord në futbollin anglez, ku theu rekordin e skuadrës së Preston-it në vitin 1991/1992 dhe Arsenalin e vitit 1987/1988, të cilat të dyja kishin koleksionuar 14 fitore rradhazi. /Insajderi.com