
Klubi i Real Madrid do të nis seancat stërvitore për edicionin 2021/22 nga e hëna, shkruan Insajderi.
Trajneri i ri i madrilienëve, Carlo Ancelotti do të mbajë stërvitjen e parë me fillim nga ora 18:00.
Derisa, futbollistët do t’i nënshtrohen testimeve mjeksore në mëngjes.
Ekipi nuk do të jetë i kompletuar pasi disa prej tyre janë ende pjesë e EURO 2020, ndërsa një grup tjetër janë ende në pushime./insajderi.com