“Më mori gruan” – Pse e braktisi ish-kancelari gjerman intervistën në RTL

“Më mori gruan” – Pse e braktisi ish-kancelari gjerman intervistën në RTL

“Kaq ishte, mbaroi”- me fjalë të prera, ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder (75 vjeç) ndërpreu të hënën në mbrëmje një intervistë në stacionin RTL.

Pas një mbrëmjeje gala për bamirësi në Berlin, reporterja kërkoi të pyeste bashkëshorten e re të ish-kancelarit, zonjën Seyeon Schroeder (51 vjeç) për akuzat e ish-bashkëshortit të saj kundër ish-kancelarit. “Sigurisht që ka disa tituj rreth akuzave të ish-burrit tuaj…” Por përpara se gazetarja të mbaronte pyetjen, zoti Schroeder ndërpreu intervistën, tërhoqi të shoqen dhe u larguan furishëm.

Kjo është arsyeja se përse pyetja e tërboi ish-kancelarin: Zoti Jun, ish-bashkëshorti korean i gruas së pestë të Schroder, e akuzon atë se ka shkelur kurorën – dhe kërkon nga një Gjykatë në Qarkun e Seulit në Korenë e Veriut ekuivalentin e 75 mijë eurove si kompensim.

Sepse kur Schroeder u njoh me gruan e tij, Seyeon Schroeder-Kim, thuhej se ishte e martuar me koreanin. Ish-kancelari ishte arsyeja se përse u prish martesa. Të humbësh fytyrën në një shoqëri tradicionale si Koreja është turp i madh për kirurgun plastik, që e ndjen veten të tradhtuar dhe thotë se nuk e duron këtë gjë edhe pas divorcit në vitin 2017.

Rikthim në kohë: Schroeder dhe Kim u takuan me njëri-tjetrin në një seminar menaxherial në Korenë e Jugut në vitin 2015. Ajo punonte si përkthyese. Një vit më vonë, ajo përktheu biografinë e tij në gjuhën koreane. Në vitin 2018, pas divorcit të Kim, ata u martuan.

Perëndesha e re e kancelarit kishte theksuar në të shkuarën se martesa e saj kishte përfunduar gjatë kohës së marrëdhënies me Gerhard Schroeder. Ish-bashkëshorti argumenton se ai pranoi të jepte divorcin vetëm për shkak se Soyeon dëshironte t’i jepte fund marrëdhënies me Schroeder.

Herr Jun, Ex-Mann von Soyeon Schröder-Kim, will den Altkanzler vor ein Gericht in Seoul bringen