“Më ndjekin, nuk fejohem dot”, zbulohen makthet e autorit të masakrës në Gjermani

“Më ndjekin, nuk fejohem dot”, zbulohen makthet e autorit të masakrës në Gjermani

“Më ndjekin, nuk fejohem dot”, paranojak, racist, supremacist: kështu po përshkruhet në shtypin e huaj autori i masakrës që tronditi Gjermaninë. Tobias Rathjen kishte një faqe në internet, ku postonte idetë e tij ekstremiste e garantonte se po të kishte ekzistuar një buton për zhdukjen e “ disa afrikanëve, aziatikëve e të ardhurve nga Lindja e Mesme”, do ta shtypte pa asnjë hezitim.

Në “ manifestin” e tij prej 24 faqesh, 43 vjeçari nuk i rrëfente në mënyrë të hapur qëllimet vrastare, por dëshmonte qartë dufin kundër të huajve, duke theksuar se një “spastrim final”, ishte o domosdoshëm. Makthet e tij nuk buronin vetëm nga “të ardhurit” agresori mendonte se kishte spiunë rreth tij që e përgjonin, e përpiqeshin t`i kontrollonin mendimet, e po online, ankohej se nuk kishte dot një bashkëshorte apo një të fejuar, e kjo për shkak se mendonte që rrethohej gjatë gjithë kohës nga armiq.

Kancelarja Angela Merkel e pohoi një ditë më parë se kishte gjurmë të shumta që dëshmonin se sulmuesi që vrau nëntë persona e më pas edhe të ëmën dhe veten, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të zbardhur të plotë ngjarjen. Ai hapi zjarr mbrëmjen e së mërkurës në dy bare të qytetit ku shërbehet me nargjile. Në kujtim të viktimave, mijëra vetë dolën rrugët e në Hanaut dhe Berlinit me në duar qirinj dhe trëndafila të bardhë.