Më në fund tankeri iranian lundroi nga porti i Gjibraltarit

Një anije iraniane e mbajtur nga Gjibraltari - që nga korriku - me dyshimin se transportonte naftë në Siri, është larguar nga porti.

Më në fund tankeri iranian lundroi nga porti i Gjibraltarit

Të dhënat tregojnë se cisterna lëvizi në lindje në Mesdhe dhe destionacion kishte Kalamatën në Greqi.

Gjibraltari më parë refuzoi një kërkesë të SHBA për të ndalur përsëri anijen, e cila ka ndryshuar emrin e saj nga Grace 1 në Adrian Darya-1.

SHBA-ja e bëri kërkesën të premten, një ditë pasi Gjibraltari shfuqizoi urdhrin e ndalimit.

Gjibraltari tha se nuk mund të zbatonte kërkesën e Uashingtonit për lëshimin e një urdhri të ri ndalimi, sepse sanksionet e SHBA-së kundër Iranit nuk zbatoheshin në BE-së.

Anija me ekuipazhin e saj prej 29 personash nga India, Rusia, Letonia dhe Filipinet u konfiskua me ndihmën e marinsave britanikë më 4 korrik, pasi qeveria e Gjibraltarit – një territor britanik – sugjeroi se ajo po shkonte për në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së.

Masa ndezi një krizë diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Iranit, e cila është përshkallëzuar gjatë javëve të fundit.

Irani më pas konfiskoi një cisternë nafte me flamur britanik dhe me pronësi suedeze.

Autoritetet e Gjibraltarit e liruan anijen të enjten, pasi morën garanci nga Irani, se nuk do të shkarkonte ngarkesat e saj në Siri.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së më pas paraqiti një kërkesë për ndalimin e anijes me arsyetimin se kishte lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, të cilën e ka shpallur grup terrorist.