Me një furgon plot armë dhe eksplozivë, 19-vjeçari komplotoi të vriste Joe Biden

Me një furgon plot armë dhe eksplozivë, 19-vjeçari komplotoi të vriste Joe Biden

Një burrë që dyshohet se po komplotonte për të vrarë të nominuarin e demokratëve për president Joe Biden, u arrestua në Karolinën e Veriut dhe po mbahet në burg me akuzat e pornografisë së fëmijëve, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Alexander Hillel Treisman, i cili përdor emrin Alexander S. Theiss, u arrestua në fund të majit pasi punonjësit në një bankë në Kannapolis, raportuan një furgon të bardhë të dyshimtë të braktisur në një parking, sipas raporteve nga “WBTV”.

“Përmes dritareve, oficerët vëzhguan një pushkë të stilit AR-15, një kuti për një pistoletë Taurus .380, një bombol me material shpërthyes Tannerite dhe një kuti me municione të kalibrit 5.56″, shkroi një gjykatës federal, duke iu referuar dëshmisë nga një agjent i FBI i cili hetoi rastin si pjesë e “Task Forcës së Përbashkët të Terrorizmit”.

Gjykatësi tha se komploti i pretenduar i Treisman kundër Biden është arsyeja që ai të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit për akuzat e pornografisë së fëmijëve.

Urdhri renditi një varg të gjerë të krimeve të pretenduara për të ndërtuar një rast kundër Treisman për qëllimin e tij për të kryer një akt terrorizmi.

Treisman, i cili është me origjinë nga Uashingtoni, thuhet se postoi një ‘meme’ në mediat sociale në 15 prill me titull: “a duhet ta vras Joe Biden?”

Hetuesit gjithashtu gjetën një listë të kërkimeve në internet të pretenduara të kryera nga Treisman midis marsit dhe majit 2020 duke kërkuar informacion në lidhje me adresën e shtëpisë së Joe Biden, ligjet shtetërore të armëve dhe pjesë të armëve. /Insajderi.com