Më pak minuta këtë sezon për Ronaldon në Serie A

Më pak minuta këtë sezon për Ronaldon në Serie A

Trajneri i Juventuesit, Andrea Pirlo, do ta zëvendësojë, Cristiano Ronaldo, në raste të caktuara.

Kështu ka deklaruar trajneri Italian pas ndeshjes kundër Sampdorias të cilën Juventuesi e fitojë me rezultat 2 me 0.

“Kur jemi në ndeshje më pak të rëndësishme do të tentojmë t’i japim pushim”, ka thënë Pirlo për CR7”, tha ai.

Ronaldo shënoi gol në ndeshjen hyrëse të Juventuesit, njofton Insajderi.

Ky është sezoni i tretë në Itali për sulmuesin portugez. /Insajderi.com