Me pikën e fituar në Romë te Lazio, Torino edhe matematikisht siguron mbijetesën në Serie A

Me pikën e fituar në Romë te Lazio, Torino edhe matematikisht siguron mbijetesën në Serie A

Lazio nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Torinos, me këta të fundit që kanë siguruar edhe matematikisht qëndrimin në Serinë A, një javë para fundit, njofton Insajderi.

Më këtë rezultat, Benevento bie matematikisht në Serinë B, pasi një javë para fundit, ndodhen në vendin e 18-të me 32 pikë, katër pikë më pak se Torino.

Simone Inzaghi nuk ia doli dot të shpëtojë vëllain e tij, Filippo Inzaghin, që drejton Beneventon. Lazio nuk kishte edhe fatin me vete ditën e sotme, teksa goditi dy herë shtyllën dhe humbi një penallti me Immobilen në fundin e ndeshjes. Kujtojmë se kryeqytetasve iu anulua edhe një gol në minutat e fundit ët pjesës së parë. /Insajderi.com