Më shumë se 10.000 njerëz në aeroportin e Kabulit po e presin evakuimin

Më shumë se 10.000 njerëz në aeroportin e Kabulit po e presin evakuimin

Më shumë se 10.000 njerëz janë duke pritur në aeroportin e Kabulit për t’u evakuuar, tha departamenti amerikan i mbrojtjes në një konferencë shtypi të mërkurën, ndërsa evakuimet në Afganistan vazhdojnë me shumë njerëz që dëshpërimisht përpiqen të largohen nga vendi.

Evropa dhe pjesa tjetër e botës po përpiqen të përfundojnë evakuimet përpara afatit të tërheqjes nga SHBA të martën e ardhshme, 31 gusht.

Që kur filloi përpjekja më 14 gusht, afërsisht 88,000 njerëz janë larguar, përfshirë 19,000 njerëz në njëzetekatër orët e fundit, tha Pentagoni.

G7 dhe udhëheqësit evropianë janë zotuar të ndihmojnë vendin dhe njerëzit e tij pas marrjes nën kontroll të talebanëve, por pa një prani ushtarake perëndimore, sfida është e madhe.

Talebanët erdhën në pushtet pasi forcat amerikane filluan të largoheshin nga Afganistani – kjo u shfytëzua nga grupi militant. /Insajderi.com