Numri i rasteve me Coronavirusin në mbarë botën ka shkuar në mbi 106 milionë, transmeton insajderi.
Gjithsej 106.003.585 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27.407.324 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India me 10.815.222 raste, Brazili 9.449.088, Rusia 3.951.233, Britania e Madhe 3.911.573, Franca 3.296.747, Spanja 2.971.914, Italia 2.611.659, Turqia 2.516.889, Gjermania 2.276.371, Kolumbia 2.142.660, Argjentina 1.970.009, Meksika 1.912.871, Polonia 1.545.530, Afrika e Jugut 1.470.516, Irani 1.459.370, Ukraina 1.241.479, Peruja 1.173.045, Indonezia 1.147.010 dhe Çekia me 1.030.112 raste.
Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.311.001 persona, janë shëruar 77.642.997 persona të prekur nga virusi ndërsa 25.904.667 persona vazhdojnë trajtimin. /Insajderi.com