Më shumë se 15 milionë njerëz në botë janë shëruar nga COVID-19

Brazili është vendi me më së shumti pacientë  të shëruar, gati tre milionë.

Më shumë se 15 milionë njerëz në botë janë shëruar nga COVID-19

Më shumë se 15 milionë njerëz kanë arritur të kapërcejnë COVID-19 deri më tani, sëmundjen e shkaktuar nga Coronavirusi i ri i shfaqur për herë të parë në Kinë dhe që deri më tani ka infektuar më shumë se 23.4 milion persona në të gjithë botën.

Këto shifra vijnë nga Universiteti “Johns Hopkins”, i cili ka bërë bilancin për 188 vende dhe territore të prekura nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit të azhurnuara herët të hënën, 15,140,767 njerëz janë rikuperuar dhe Brazili është vendi me më së shumti pacientë  të shëruar, gati tre milionë.

Brazili pasohet nga India, me më shumë se dy milionë dhe më pas vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gati dy milionë të shëruar.

Në total mbi 23 milionë njerëz kanë kontraktuar virusin, me rreth 200 mijë raste të reja vetëm në 24 orët e fundit ndërsa mbi 800 mijë tashmë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur, me më shumë se 5.7 milionë raste.