Kompania amerikane e shitjeve online, Amazon, ka bërë të ditur se rreth 20 mijë punëtorë të saj janë infektuar me koronavirus, transmeton Insajderi.
Amazon tha se më shumë se 19,816 punëtorë të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rezoltuar pozitiv me Covid-19, që nga muaji mars, raporton BBC.
Amazon ishte përballur me kritika nga punonjësit, sindikatat dhe zyrtarët e zgjedhur, të cilët kanë akuzuar kompaninë për vënien në rrezik të shëndetit të punonjësve.
Shitjet e gjigandit të teknologjisë u rritën me 40% në 88.9 miliardë dollarë, në tre muajt e fundit që përfunduan në qershor, dhe fitimi i tij tremujor prej 5.2 miliardë dollarësh ishte më i madhi që kur kompania filloi në 1994. /Insajderi.com