Burgjet në Ekuador ishin në gatishmëri të lartë pasi më shumë se 50 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në tre trazira burgu, tha policia të martën, transmeton Insajderi.
Sipas autoriteteve, trazirat shpërthyen në burgjet e vendosura në tre qytete Guayaquil, Cuenca dhe Latacunga. Dhuna u shkaktua nga mosmarrëveshjet midis bandave rivale brenda burgjeve, thanë zyrtarët. Media lokale raportoi se të burgosurit u vranë duke përdorur armë dhe thika, raporton Al Jazeera.
Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Patricio Carrillo shkroi në Twitter të martën se forca shtesë të sigurisë u dërguan në burgje për të rimarrë kontrollin. Carrillo tha se trazirat përfshinin të burgosur të sigurisë së lartë. “Të gjitha burgjet në këtë moment kanë kufizime dhe kontrolle”, shkroi Carrillo.
Trazirat thuhet se shpërthyen të hënën në mbrëmje, pasi të burgosurit morën peng rojet e burgut.
Media lokale raportoi se disa ambulanca u panë duke dalë nga burgjet dhe se ndërsa lajmet për trazirat u bënë publike, dhjetëra të afërm të të burgosurve u mblodhën jashtë burgjeve për të marrë më shumë informacion mbi atë që po ndodhte. /Insajderi.com
INFORMAMOS 🚨
Ante los hechos suscitados el día de hoy en los CRS Guayas, Azuay y Cotopaxi @PoliciaEcuador se encuentra gestionando el control de los mismos. Al momento Criminalística reporta más de 50 PPL fallecidos.
Seguiremos informando… pic.twitter.com/OTbX3ziazU
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) February 23, 2021