Më shumë se 500 mijë vdekje nga COVID-19 në botë

Më shumë se 500 mijë vdekje nga COVID-19 në botë

Më shumë se gjysmë-milioni njerëz tani kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, dhe numri i të vdekurve është dyfishuar në vetëm shtatë javë, shkruan USA Today, njofton Insajderi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 125 mijë vdekje përbëjnë përafërsisht 25 për qind të vdekjeve.

Ndërsa gjithashtu edhe numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar 10 milionë në të gjithë botën.

Kurse ekspertët shëndetësorë po paralajmërojnë një valë të dytë në këtë vjeshtë.

Derisa situata më e vështirë në ditët e para të virusit ishte në Kinë dhe Evropë, tani dëmi më i madh po bëhet në SHBA, Brazil, Rusi dhe Indi./Insajderi.com