Më shumë se 71 milionë persona të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Më shumë se 71 milionë persona të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 71 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 71.168.090 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 16.137.040 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.826.031), Brazili (6.794.910), Rusia (2.597.711), Franca (2.351.372), Britania e Madhe (1.809.455), Italia (1.805.873), Turqia (1.780.673), Spanja (1.741.439), Argjentina (1.482.216), Kolumbia (1.399.911) dhe Gjermania (1.290.135).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.597.048 persona ndërsa 49.412.357 janë shëruar duke mposhtur virusin. /Insajderi.com