Më shumë se gjysma e rasteve me COVID-19 përhapen nga njerëz që s’kanë simptoma

Më shumë se gjysma e rasteve me COVID-19 përhapen nga njerëz që s’kanë simptoma

Studiuesit nga qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollim të sëmundjeve dhe Parandalim, kanë njoftuar se më shumë se gjysma e infektimeve me COVID-19, transmetohen nga njerëz që nuk tregojnë simptoma, njofton Insajderi.

Sipas modelit të tyre shkencor, që është përshkruar në Revistën Amerikane për Shëndetësi, 59 për qind e transmetimit të virusit vjen nga asimptomatikët.

Nga këto të dhëna, 35 për qind vijën nga njerëz që kanë fare pak simptoma, kurse 24 që nuk tregojnë asnjëherë, asnjë shenjë, se janë të infektuar.

Studiuesit thonë se këto të gjetura janë shenjë se duhet një vetëdije më e lartë dhe mbajtje më e rregullt e masave, përfshirë këtu mbajtja strikte e maskave./Insajderi.com