Me vështirësi të mëdha, por Liverpool fiton ndaj Leeds

Me vështirësi të mëdha, por Liverpool fiton ndaj Leeds

Kampioni i Premier Ligës, e ka filluar me fitore mbrojtjen e titullit, pasi ata fituan dramën e shtatë golave ndaj Leeds United.

Pesë gola janë shënuar në një pjesë e parë fantastike në Anfield, në mes të Liverpool dhe Leeds United.

3 me 2, është duke udhëhequr kampioni në fuqi, njofton Insajderi.

Goli parë erdhi shumë herët, në minutën e 4’, kur Salah shënoi nga penalltia. Rezultati u barazua menjëherë në minutën e 12’, nga Harrison.

Ishte qendër mbrojtësi, Virgil van Dijk, që e kaloi përsëri në epërsi ekipin e Liverpool, në minutën e 20’. Rezultati u barazua në minutën e 30’, nga Bamford, por vetëm 3 minuta më pas, Salah shënoi golin e tij të dytë në këtë pjesë të parë dhe të tretin për Liverpool, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi për ekipin e tij.

Ne pjesën e dytë, ishte ekipi i Leeds, që barazoi për të tretën herë rezultatin, më saktësisht në minutën e 66’, përmes Klich, por vetëm dy minuta para se të përfundonte koha e rregullt, ishte Salah, ai që realizoi përsëri nga pika e bardhë, për ti dhënë fitoren ekipit të Liverpool, me rezultat 4 me 3./Insajderi.com.