Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se me zgjedhjen e presidentes dhe evitimin e zgjedhjeve të reja, Kosova ka shpëtuar 20 milionë euro, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Shahini tha se pas këtij hapi për formimin e institucioneve, bizneset dhe qytetarët e Kosovës presin vendime të shpejta për të dal nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, që në mungesë të institucioneve do të thellohej edhe më shumë.
“Kosova ju shpëtoi zgjedhjeve, i kursej rreth 20 milion€. AKB vlerson votimet e mbrendshme si shpëtim nga zgjedhjet e jashtëzakonshme e humbjës së kohës dhe e shpenzimeve më shum se 20 milion euro, prandaj vendimet individuale të deputetve të parlamentit si autonome nga partia por si të fituar nga votuesit të atij subjekti politik ishin përcaktues të zgjedhjes së Presidentit të vendit”, ka shkruar ai.
“Bizneset dhe qytetarët e Kosovës presin vendime të shpejta për të dal nga kriza ekonomike pandemike e politike që në munges të institucioneve do thellohen edhe më shumë”.
“AKB e uron Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani që mbi interesin politik e individual të ketë atë shtetëror e qytetar pa dallim përcaktimi fetar politik e nacional”, thuhet në shkrimin e Shahinit. /Insajderi.com