
Luftëtari i UFC-së, Chris Weidman, ka pësuar një dëmtim të rëndë në spektaklin që u zhvillua në Florida, njofton Insajderi.
Ndeshja e tij kundër Juraj Hall ka zgjatur 10 sekonda dhe kundërshtarit nuk i është dashur që të bëjë asnjë goditje për të fituar përballjen.
Weidman provoi që të godiste kundërshtarin te këmbët, ndërsa Hall mbrojti veten. Menjëherë do të vinte ulërima e madhe nga Weidman që theu këmbën dhe përfundoi i shtrirë në dysheme. Duke e kuptuar më së miri problemin, Weidman as që guxoi për të parë gjendjen ku ndodhej. /Insajderi.com
❌ VIEWER DISCRETION ADVISED ❌
UFC fighter Chris Weidman suffered one of the worst leg injuries I have ever seen in a sports setting. Hoping all is well and for a speedy recovery.
— The Injury Guy (@thatinjuryguy) April 25, 2021