Media kineze sugjeron që COVID-19 ka krejt tjetër origjinë

Media kineze sugjeron që COVID-19 ka krejt tjetër origjinë

Pandemia e Coronavirusit besohet gjerësisht se ka origjinën gati një vit më parë në një ‘wet market’ në qytetin qendror kinez të Wuhan, por një media shtetërore sugjeron që virusi vdekjeprurës mund të ketë mbërritur përmes importit të ushqimit të ngrirë nga vendet e tjera, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Global Times njoftoi të dielën se vendet perëndimore ishin përpjekur të “zhvendosnin narrativen nga të metat e tyre” duke akuzuar Wuhan si “aty ku filloi Coronavirusi”.

Në maj, zyrtari më i lartë shëndetësor i Kinës, George Gao Fu argumentoi se tregu famëkeq  në epiqendrën e pandemisë ishte bërë padrejtësisht thelbi i shpërthimit, i cili ka vrarë më shumë se 1.5 milion njerëz dhe ka infektuar rreth 67 milionë rreth globit.

Gao sugjeroi që virusi kishte qarkulluar për një kohë para shpërthimit, duke thënë se mostrat e mbledhura nga kafshët në treg në fillim të janarit nuk treguan gjurmë të virusit. /Insajderi.com