Media spanjolle: Allegri refuzon të marrë drejtimin e Tottenhamit

Media spanjolle: Allegri refuzon të marrë drejtimin e Tottenhamit

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, tekniku italian Masimiliano Allegri ka refuzuar ofertën për të marrë drejtimin e skuadrës angleze të Tottenham Hotspur, njofton Insajderi.

Tottenhami shkarkoi Mourinhon muajin e kaluar dhe flitet se i ka bërë një ofertë teknikut italian, por ky i fundit ka refuzuar drejtimin e një skuadre në Premier League.

Allegri shihet si emri më i preferuar për të zëvendësuar Zidane në stolin e Realit, dhe tekniku italian nuk kërkon të privohet nga asnjë skuadër tjetër.

Gjithashtu Allegri u përfol se do të rikthehej tek skuadra e Juventusit, por bardhezinjtë pas fitimit të Kupës po rishikojnë mundësinë për të mbajtur Pirlon, por kriter mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.com