Futbollistin Vedat Muriqi e dëshironte në Lazio drejtori sportiv i këtij klubi, Igli Tare, por transferimin e kosovarit e arriti vetëm pasi bashkëpunoi me mafian.
Kështu shkruan media e njohur turke Fanatik dhe sipas po të njëjtës Tare tashmë po hetohet nga prokurorët italianë për lidhjen e tij me nëntokën.
Muriqi në Lazio nga Fenerbahce u transferua sezonin e kaluar.
Raportimet vazhdojnë se janë tre ndërmjetës të ndryshëm në transferimin e sulmuesit të Kosovës në Lazio, dhe se këta ndërmjetës kanë lidhje me Igli Taren dhe presidentin e klubit, Claudio Lotito.
“Futbolli evropian, marrëdhëniet ‘e ndyra’ të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, me grupet mafioze italiane dhe shqiptare dhe ndërmjetësit e paligjshëm që u shfaqën në transferimin e Vedat Muriqit” – shkruhet në arikulli n e Fanatik.
Doli që kompania Top Bast, e cila operon në Shqipëri dhe në pronësi të Igli Tares dhe vëllait të tij Genti Tares, ishte përfshirë në marrëveshjen e bërë nga grupet italiane.
Është konfirmuar se në transferimin e Muriqit te Lazio për 17.3 milionë euro, tre ndërmjetës si dhe menaxheri dhe avokatët e sulmuesit të Kosovës, morën të holla ilegalisht.