Mediat angleze dhe holandeze shkruajnë për përjashtimin e Muriç nga përfaqësuesja e Kosovës

Mediat angleze dhe holandeze shkruajnë për përjashtimin e Muriç nga përfaqësuesja e Kosovës

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç u përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës pasi theu rregulloren e brendshme të ekipit përfaqësues, njofton Insajderi.

Dy raportime ka pasur për rastin në fjalë teksa fillimisht është thënë për grindjen me Zhegrovën, ndërsa më pas do të jepej varianti i dehjes së Muriqit.

Ky lajm ka bërë jehonë edhe tek mediat angleze e ato holandeze, pasi Muriç është në pronësi të Manchester City-t, por i huazuar tek Williem II në Holandë.

“Arijanet Muriç ishte masivisht i dehur kur u rikthye në Kosovë. Ai ka shkatërruar stërvitjen, çka ka detyruar Federatën e Kosovës ta përjashtojë nga skuadra”, shkruhet në raportimet. /Insajderi.com