Mediat e Zvicrës zbulojnë të ardhmen e Edon Zhegrovës

Mediat e Zvicrës zbulojnë të ardhmen e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është parë si njëri nga talentet më të mëdhenj në futboll, duke u cilësuar madje si “Messi kosovar”.

Por, sjelljet e 20 vjeçarit kanë bërë që të mos tregojë sa duhet shkëlqimin e tij në fushë.

Ai u huazua para një viti nga Genk te Baseli, por që nuk ka gjetur vend në formacion.

Sipas gazetës zvicerane Blick, Edoni nuk do të mbahet në skuadër pas verës së ardhshme, pasi që nuk i ka arritur pritshmërinë.

BASEL, SWITZERLAND – JULY 13: Edon Zhegrova of FC Basel looks on during the pre-season friendly match between FC Basel and VfB Stuttgart at St. Jakob-Park Stadium on July 13, 2019 in Basel, Switzerland.(Photo by TF-Images/Getty Images)

“Ai erdhi në dimër një vit më parë si një premtim i madh, por nuk arriti të përmbushë pritjet e deritanishme. 20-vjeçari ka vetëm 14 ndeshje dhe një gol”.

“Konsiderohet gjithashtu një lloj lojtari i pakëndshëm. Nuk ka gjasa që Basel të përdor opsionin e blerjes për kosovarin”, shkruan Blick.

Megjithatë, Edon Zhegrova ka kohë disa muaj për të treguar vetën dhe të ndryshoj mendjen e Baselit.