Në Francë e kanë konsideruar skandal vendosjen e dorës së majtë në trup nga Milot Rashica, gjatë intonimit të himnit të Kosovës në ndeshjen kundër Islandës në Rejkjavik.
Madje, dy mediumet franceze Sofoot.fr dhe Sports.fr njëzëri shkruajnë se “Milot Rashica harroi ku e ka të vendosur zemrën”. Në titullin e portalit sportive francez Sports.fr shkruhet: “Kur një futbollist kosovar harron ku e ka zemrën”.
Gjestin e Rashicës mediat franceze e kanë krahasuar me një veprim të ngjashëm të ish-futbollistit legjendë të kombëtares franceze, Emmanuel Petit.
“Në zhargon, Milot Rashica e bëri një Emmanuel Petit”, shkruan mediumi francez Sofoot.
Kosova u mposht me rezultat 2-0 nga Islanda në ndeshjebn e fundit të Grupit I kualifikues për Kupën e Botës. Me fitoren e arritur ndaj Kosovës, Islanda e siguroi plasmanin në Botërorin e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Rusi. /Insajderi.com
Për më shumë lajme nga sporti, klikoni këtu: Insajderi Sport