Sipas mediave it" />

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Allegri pritet të jetë trajner i Juves

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Allegri pritet të jetë trajner i Juves

Massimiliano Allegri do të jetë trajner i ri i Juventusit. Sipas mediave italiane, gjithçka është zgjidhur teksa mungon deklarata zyrtare e klubit torinez, njofton Insajderi.

Nga raportimet e fundit, mësohet se Allegri do të jetë pjesë e bardhezinjve deri në verën e vitit 2025, duke firmosur për katër vite, kontratë mjaft afatgjatë për një trajner. Në aventurën e mëparshme ai qëndroi pesë vite me Juventusin dhe fitoi pesë tituj kampion.

Këtë mbrëmje, ose nesër mund të vijë zyrtarizimi i largimit të Andrea Pirlos dhe lancimi i marrëveshjes me 53-vjeçarin, një nga trajnerët më të suksesshëm italianë të viteve të fundit. /Insajderi.com